Aktakuzë për 51-vjeçarin që ngacmoi seksualisht 6-vjeçaren në Prishtinë

Aktakuzë për 51-vjeçarin që ngacmoi seksualisht 6-vjeçaren në Prishtinë

Kronika November 02, 2022 - 14:44

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë, ku edhe ka propozuar vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj personit me iniciale H.M., i cili dyshohet se kreu veprën penale “Sulm seksual” ndaj një 6-vjeçareje.

“Më 23.08.2022, prokurori i rastit ka ngritur aktakuzë me propozimin për vazhdimin e paraburgimit të personit me inicialet H.M., në drejtim të veprës penale ‘Sulmi seksual’, nga Neni 229, paragrafi 6, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në korrik të këtij viti personi me inicialet H.M., 51-vjeçar, dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur në Prishtinë, rasti ishte konfirmuar nga banorët e lagjes dhe më pas është njoftuar familja e saj, e cila ka raportuar rastin në Polici. /Zëri