Serbi të cilit iu dogj vetura mbrëmë në veri: I mbijetuam terrorit

Serbi të cilit iu dogj vetura mbrëmë në veri: I mbijetuam terrorit

Kronika November 02, 2022 - 13:31

Qytetari serb, Bojan Bozoviq, ka publikuar pamje të veturës së djegur pranë shtëpisë së tij në Zubin Potok.

Ai ka thënë se me ndihmën e zjarrfikësve ka shpëtuar pa u djegur edhe shtëpia e tij.

Bozoviqi ka bërë të ditur se vetura nuk është riregjistruar së fundmi me targat RKS, por ka qenë e regjistruar në targa të Kosovës qe 16 vjet.

Vetura e tij ishte djegur mbrëmë pas mesnate. Për këtë rast ka reaguar sot edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.

Image

Hovenieri i ka quajtur veprime frikacake dhe kriminale, ndërsa ka përsëritur qëndrimin dhe kërkesën e SHBA-së për shtyrjen e afatit për targat.

“SHBA-ja dënon djegien ose shkatërrimin e pronës dhe çdo përpjekje për të frikësuar ata që kanë ose synojnë të marrin targa të veturës RKS sipas ligjeve të Kosovës. Këto janë veprime frikacake dhe kriminale”, shkroi Hovenieri, ndër të tjera.