Gjendet e vdekur një femër në Drenas, Policia nis hetimet

Gjendet e vdekur një femër në Drenas, Policia nis hetimet

Kronika November 02, 2022 - 10:22

Një hetim mbi vdekjen ka nisur nga Policia në Drenas.

Atje të martën është raportuar se një femër është gjetur pa shenja jete, transmeton Zeri.info.

Ankuesja femër ka raportuar në Polici se viktima femër është pa shenja jete.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante. Trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri