Ferizaj: Burri rrah gruan, më pas ai rrihet nga djali i tij

Ferizaj: Burri rrah gruan, më pas ai rrihet nga djali i tij

Kronika November 02, 2022 - 09:38

Një person është arrestuar dje për dhunë në familje në Ferizaj.

Policia fillimisht kishte pranuar një informacion se në fshatin Dubravë të Ferizajt është një rast i dhunës në familje.

“Në lidhje me këtë Policia menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet M.N. (M/K) i moshës 55-vjeçar, i cili shkaku i një mosmarrëveshjeje në familje e kishte sulmuar bashkëshorten e tij, S.H. (F/K) e moshës 48-vjeçare, ndërsa lëndime trupore pëson edhe vetë M.N. nga djali i tij D.N., (M/K) 22-vjeçar”, ka njoftuar Policia, transmeton Zeri.info.

Policia të dyshuarit i ka shoqëruar në Stacionin e Policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i dyshuari M.N. dërgohet në mbajtje për 48 orë, me dyshimin se ka shkaktuar dhunë në familje dhe sulm, ndërsa D.N. lirohet në procedurë të rregullt për lëndim trupor, për procedura të mëtejme hetimore. /Zëri