Vdes Asllan Istrefi, ish-ushtar i UÇK-së

Vdes Asllan Istrefi, ish-ushtar i UÇK-së

Kronika November 01, 2022 - 19:13

Sot, ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Asllan Istrefi.

Lajmin e bëri të ditur profesori Pajazit Hajzeri, i cili ka thënë se Istrefi kishte shërbyer si mësimdhënës dhe dha shumë për Kosovën.

“Profesorin e njoha shumë vite më parë, në fillimet e rrugëtimit tim. Profesori do të na mungoi që të takohemi, të bisedojmë, të konsultohemi, të shkëmbejmë mendime, ide dhe literaturë për çështje të ndryshme historike dhe kombëtare”, shkroi ai.

Ai më tej ka thënë Istrefi ishte autor i disa librave, ku sipas tij, dy veçse ishin në përfundim e sipër, por që s’arriti t’i shoh të botuara. /Zëri