Mori para duke mashtruar për investim në kriptovaluta, kërkohet paraburgim për prishtinasin

Mori para duke mashtruar për investim në kriptovaluta, kërkohet paraburgim për prishtinasin

Kronika November 01, 2022 - 17:37

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarin L.G., pasi dyshohet për mashtrim.

Sipas komunikatës, thuhet se i pandehuri nga muaji gusht i vitit 2020 e në vazhdimësi me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete me anë të premtimit të rrejshëm se paratë e investuara në kripto valuta do t’iu kthehen të dëmtuarve së bashku me fitimin e tyre, ka marrë shuma të ndryshme të parave nga të dëmtuarit, dhe atë në shumën rreth 500.000.00 €.

“Vlen të ceket se në këtë çështje penale, Prokurori i Shtetit ka aplikuar masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, me ç’ rast më 12 tetor 2022, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar të përfshirë në rastin e njëjtë dhe ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj tyre, nën të cilën masë ndodhen aktualisht”, thuhet ndër të tjera. /Zëri