Greqi: Kamioni godet për vdekje shqiptarin

Greqi: Kamioni godet për vdekje shqiptarin

Kronika November 01, 2022 - 16:29

Një shqiptar ka vdekur pasi është goditur për vdekje nga kamioni.

Rasti ka ndodhur në Greqi, në lindje të Selanikut.

I ndjeri, në momentin e aksidentit kishte dal nga makina për ta rregulluar gomën e veturës së tij.

Mediat greke raportojnë se 47-vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes për shkak të goditjes së fortë.

Policia po heton rrethanat e sakta të aksidentit./abcnews.al