Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova” [foto]
Një vetaksident ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili tha se vetaksidenti ka ndodhur në kilometrin e 38-të të autostradës, raporton Zeri.info.
“Sot në orët e mëngjesit, në kilometrin e 38-të të autostradës ‘Ibrahim Rugova’ është raportuar se ka ndodhur një vetaksident. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin”, ka thënë Kelani.
Ai ka bërë apel te vozitësit për kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat.
“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe të respektojnë rregullat e trafikut, në mënyrë që të parandalohen aksidentet”, thuhet në apel. /Zëri