![Policisë në Suharekë i ikën i dënuari nga stacioni policor](/uploads/zeri.info/images/2022/October/22/auto_312407759_649724856780539_3796310524774156526_n1666441031.jpg)
Policisë në Suharekë i ikën i dënuari nga stacioni policor
Policia në Suharekë më datën 20 tetor ka ndaluar një person në bazë të urdhër arresteve të gjykatës, ku i njëjti është shoqëruar për në stacionin Policor të Suharekës.
Sipas njoftimit të PK-së bëhet e ditur se pas konsultimin me gjyqtarin kompetent, nga Gjykata është nxjerr vendim për të ndaluar për 30 ditë në paraburgim të dyshuarin.
“Kur i dyshuari ka kuptuar se do të dërgohet në paraburgim ai ka shfrytëzuar rastin dhe ka ikur nga stacioni i Policisë. Për të dyshuarin është hap edhe një rast penal për ikjen e tij nga organet e drejtësisë. Ndërsa lidhur me rastin nga Drejtori Rajonal I Policisë në Prizren, një zyrtar është suspenduar për 72 orë ku me këtë rast është njoftuar edhe Inspektorati policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se Policia janë vënë në kërkim të tij. /Zëri