Punonin pa leje, sekuestrohen mjete për përpunimin e rërës në Krushë të Vogël

Punonin pa leje, sekuestrohen mjete për përpunimin e rërës në Krushë të Vogël

Kronika October 19, 2022 - 17:01

Policia e Kosovës ka asistuar inspektorët të cilët gjatë inspektimit në fshatin Krushë e Vogël, Prizren, kanë hasur në disa makineri që kanë qenë duke operuar në nxjerrjen dhe përpunimin e rërës së lumit.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se nga inspektorët përgjegjës është konstatuar së pronarët e mjeteve nuk kanë lejet përkatëse.

“Bashkë me Policinë në konsultim me prokurorin kujdestar vendi është rrethuar me shirit, mjete janë sekuestruar përkohësisht.Kundër të dyshuarve do të procedohet lënda për veprën penale përkatëse”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri

Image