Dy të mitur në Vushtrri djegin flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë

Dy të mitur në Vushtrri djegin flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë

Kronika October 17, 2022 - 09:57

Dy të mitur dyshohet se kanë hequr nga pullazi i një shtëpie në Vushtrri flamujt e Kosovës dhe të Shqipërisë.

Sipas Policisë, ata dyshohet se më pas i kanë djegur flamujt, transmeton Zeri.info.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, nga pullazi i shtëpisë së tij i kanë hequr dy flamuj, njëri kombëtar dhe tjetri i R. së Kosovës, me ç’rast në një largësi prej 100 m nga shtëpia e tij të njëjtët dyshohet se i kanë djegur flamujt”, thuhet në raportin e Policisë.

Bëhet e ditur se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. /Zëri