Vetura godet për vdekje një grua në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Vetura godet për vdekje një grua në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Kronika October 04, 2022 - 22:23

Një grua ka humbur jetën gjatë ditës së sotme pasi është goditur nga një automjet.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 19:00 minuta në fshatin Babimoc të Obiliqit.
 
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Agron Borovci tha për Zeri.info se nga informatat e para bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën.

“Rreth orës 19:15 minita, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Prishtinë. Nga informatat e para bëhet e ditur se  si pasojë e aksidentit një këmbësore ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti ka thënë Borovci. /Zëri