Gjykata ua zgjat edhe për dy muaj gjashtë të dyshuarve të tjerë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Gjykata ua zgjat edhe për dy muaj gjashtë të dyshuarve të tjerë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares

Kronika October 04, 2022 - 16:12

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka zgjatur paraburgimin edhe për dy muaj gjashtë të dyshuarve të tjerë në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Mirlinda Gashi, raporton klankosova.

Gashi tha se gjashtë personave të dyshuar për veprat penale “Trafikimi me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi’”, u janë caktuar edhe nga dy muaj paraburgim, ndërsa personi i shtatë është arrestuar në muajin shtator dhe i njëjti ndodhet akoma nën masën e paraburgimit.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve D.RR.,G.S.,B.S.,F.S,M.S. dhe M.R., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 01.10.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit të njëjtëve edhe për dy (2) muaj, për secilin veç e veç, ndërsa personi i shtatë është arrestuar më vonë, gjegjësisht me datë 13.09.2022 dhe gjendet në masën e paraburgimit” – tha Gashi.

11-vjeçarja dyshohet se ishte trafikuar e dhunuar edhe në muajin qershor.

Por, ndalimi i shtatë personave u bë tek pas më shumë se dy muajve nga kur kishte ndodhur.

Shtatë personat e dyshuar u ndaluan pasi që e mitura dyshohej se u dhunua edhe nga pesë persona tjerë në muajin gusht, këta të fundit ishin arrestuar brenda pak ditësh.