Voziti 129 km/h në zonën e 40 km/h, kjo është gjoba që iu shqiptua 21-vjeçarit në Ferizaj

Voziti 129 km/h në zonën e 40 km/h, kjo është gjoba që iu shqiptua 21-vjeçarit në Ferizaj

Kronika October 04, 2022 - 08:09

Sot në orën 02:00 të mëngjesit policia ka ndaluar shoferin, i cili me automjetin e udhëtarëve ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, saktësisht në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 129 km/h.

Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet L.C., 21-vjeçar, ka shqiptuar gjobë, sipas Ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse (heqje e patentës së shoferit).

Ai në tërësi e ka pranuar kundërvajtjen e shkaktuar.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion”.

“Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë Policinë, stacionin më të afërt, ose përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat tuaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri