Rrëmbehet një person në autostradën Tiranë - Durrës

Rrëmbehet një person në autostradën Tiranë - Durrës

Kronika October 03, 2022 - 09:22

Një person është rrëmbyer ditën e djeshme, 2 tetor, në autostradën Tiranë - Durrës.

Abcnews.al raporton se rrëmbimi ka ndodhur rreth orës 18:00, në afërsi të Maminasit.

Sipas burimeve, personi i rrëmbyer ka pasur precedent penal për trafikim të lëndëve narkotike.

Personi që u rrëmbye ka treguar në polici se ishte duke udhëtuar me vëllain me motor në momentin kur një mjet ua preu rrugën dhe u përplasën.

Pas përplasjes, motori doli nga rruga dhe dy vëllezërit janë konfliktuar me personat që ndodheshin në automjetin që u preu rrugën. Në konflikt e sipër, personat që ndodheshin në automjet e kanë marrë qytetarin me iniciale I.B. në automjet dhe janë larguar.

Megjithatë, pas reagimit të policisë, ata e kanë lënë diku në rrugë personin që rrëmbyen dhe janë larguar. Denoncimi u bë nga vetë I.B. dhe vëllai i tij. Tashmë policia po e trajton rastin si “Heqje të paligjshme të lirisë”.