Gjakovari e bën për spital të dashurën, arrestohet

Gjakovari e bën për spital të dashurën, arrestohet

Kronika October 03, 2022 - 09:01

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Ai dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër, me të cilën janë në lidhje dashurie.

Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore, për çka edhe i është ofruar tretmani mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri