Londër: Merret peng dhe keqtrajtohet shqiptari

Londër: Merret peng dhe keqtrajtohet shqiptari

Kronika October 02, 2022 - 10:25

Një operacion i përbashkët, mes Policisë Metropolitane në Britani të Madhe dhe Policisë Shqiptare, ia ka shpëtuar jetën një shqiptari të marrë peng në Londër.

Një 30 vjeçar u mbajt peng për një javë nën kërcënimin se do ta vrisnin, nëse të afërmit e tij nuk do të paguanin për 400 mijë funte.

Shkaku i pengmarrjes ishte përplasja mes dy grupeve rivale në kontrollin e shtëpive të barit.

Mësohet se shqiptari është keqtrajtuar në mënyrë ç’njerëzore, dhe videot kur ai keqtrajtohej i dërgoheshin familjarëve të tij.

Ditën kur skadonte afati i pagesës së 400.000 sterlinave, ndërhyri policia dhe pengu u lirua.

Shtatë shtetas shqiptarë u arrestuan për pengmarrje dhe burgosje të rreme. Nëse ata do të shpallen fajtor rrezikojnë mbi 20 vjet burg./klankosova