Aksident i rëndë në magjistralen Zveçan-Leposaviq, vdes një polic

Aksident i rëndë në magjistralen Zveçan-Leposaviq, vdes një polic

Kronika September 28, 2022 - 17:19

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 12:55 në magjistralen Zveçan- Leposaviq, ku si pësojë e aksidentit ka vdekur një polic serb i Kosovës.

Në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe vetura në të cilën ishte polici i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.

Lajmin për Veriu.info e ka konfirmuar Besim Hoti, zëvendësdrejtor për rajonin e Mitrovicës së Veriut.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:55, polici me veture civile i cili ishte jashtë detyrës zyrtare ka pësuar një aksident të rëndë ku është përplasur me një kamion, dhe si pësojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë”, ka thënë Hoti, transmeton Zeri.info.