Parandalohet një rast i kontrabandës në Viti, arrestohet një person i dyshuar

Parandalohet një rast i kontrabandës në Viti, arrestohet një person i dyshuar

Kronika September 28, 2022 - 16:55

Policia e Kosovës sot në fshatin Debelldeh të Vitisë, ka parandaluar një rast të kontrabandës me mall të cilin e kishin sjellë nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve ilegale.

Njësitet e Task Forcës operative të (DRK) në Lindje, kanë ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike duke bërë kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësore të fshatrave të Vitisë.

“Nga njësitet e angazhuara policore në fshatin Debëlldeh në rrugën kryesore që dërgon në këtë

fshat është arritur të ndalohet automjeti i dyshuar pa targa për të cilin ishin informacionet se ishte i ngarkuar me mall të kontrabanduar të cilin e ngiste i dyshuari mashkull kosovar me iniciale Sh. M. dhe bashkë me të ndodhej edhe personi tjetër, mashkull kosovar i moshës 52 vjeçar, të dy nga Vitia”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Policia e Kosovës, konkretisht Task Forca nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRK) në Lindje, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren.

Më datën 28.09.2022 në orën 11:09, është pranuar informatë se nga fshati Debelldeh, komuna e Vitisë, janë duke lëvizur disa automjete të dyshuara dhe se njëra prej automjeteve ka të ngarkuara mallra të kontrabanduara, mall të cilin e kishin sjellë nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve ilegale.

Njësitet e Task Forcës operative të (DRK) në Lindje, pas pranimit të kësaj informate kanë ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike duke bërë kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësore të fshatrave të Vitisë.

Nga njësitet e angazhuara policore në fshatin Debëlldeh në rrugën kryesore që dërgon në këtë fshat është arritur të ndalohet automjeti i dyshuar pa targa për të cilin ishin informacionet se ishte i ngarkuar me mall të kontrabanduar të cilin e ngiste i dyshuari mashkull kosovar me iniciale Sh. M. dhe bashkë me të ndodhej edhe personi tjetër, mashkull kosovar i moshës 52 vjeçar, të dy nga Vitia.

Dy të dyshuarit janë të njohur për Policinë Kufitare si përsëritës të kësaj vepre penale. Gjatë kontrollit në automjetin e ndaluar kishte pasur të ngarkuar mallra të ndryshme në sasi të mëdha si: pjesë të ndryshme për telefona si për “iphone 12 pro” dhe për “samsung”, mjaltë, arra indiane, badem dhe një numër jashtëzakonisht të madh të filterëve për cigare, të cilat ishin të kontrabanduara nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes fshatit Debëlldeh në Republikën e Kosovës.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare në Lindje. Me urdhër të prokurorit kompetent për personin e dyshuar është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor për vlerësim nga e Dogana e Kosovës.

Image

Image

Image

Image