Detaje për 26-vjeçarin rus që u kap nga policia kufitare

Detaje për 26-vjeçarin rus që u kap nga policia kufitare

Kronika September 28, 2022 - 16:21

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për një shtetas rus i cili është ndaluar sot nga policia kufitare.

“Me datën 27.09.2022, në hyrje të Republikës së Kosovës, ka ardhur automjeti BMË, ngjyrë hiri, me targa bullgare, të cilin e drejtonte shtetasi rus me iniciale E. S. viti i lindjes 1996, i lindur në Rusi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në njoftim thuhet se nga shtetasi rus janë sekuestruar 10 mijë dollarë dhe dy mijë euro, transmeton Zeri.info.

“Automjeti i lartcekur nga autoritetet kompetente kufitare të Republikës së Kosovës është selektuar në vijën e dytë të kontrollit dhe gjatë kontrollit së bashku me doganën, në brendësinë e automjetit, në bagazhin e automjetit, në një çantë personale, janë gjetur sasi e mjeteve monetare të padeklaruara në vlere totale prej: dhjetë mijë (10000) dollarë USA (100 x 100 dollarë) dhe dy mijë (2000) euro (40 X 50 euro)”.

“Janë njoftuar hetimet rajonale kufitare policore-Perëndimi dhe prokurori i shtetit dhe iniciohet rasti për “mosdeklarim të mjeteve monetare.Rasti i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedurë të mëtutjeshme ligjore”, thuhet në njoftim. /Zëri