Dogana konfiskon produkte higjienike të falsifikuara

Dogana konfiskon produkte higjienike të falsifikuara

Kronika September 28, 2022 - 15:53

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë këtij muaji oficerët doganorë kanë ndërmarrë veprime në mbrojtjen e ambientit të biznesit, respektivisht në parandalimin e mallrave të falsifikuara.

Si rezultat i ngritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional, gjithashtu edhe bashkëpunimit me komunitetin e biznesit, Dogana e Kosovës ka arritur të konfiskojë produkte higjienike të falsifikuara, raporton Zeri.info.

“Të gjitha produktet janë ndaluar gjatë ekzaminimit të mallrave në kufi. Produktet janë konfiskuar pasi kanë rezultuar të falsifikuara, më saktësisht mallrat me markën tregtare ‘Ariel’, në sasi prej 4000 copësh, si dhe mallrat me markën tregtare ‘Fairy’”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana ka theksuar se mallrat që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, në të shumtën e rasteve paraqesin rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe zbatimi efikas i masave doganore ndikon pozitivisht në mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë publike. /Zëri

Image

Image