Vetaksident në Klinë, vetura rrokulliset dhe del jashtë rrugës [video]

Vetaksident në Klinë, vetura rrokulliset dhe del jashtë rrugës [video]

Kronika September 26, 2022 - 10:49

Nëj vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Gremnik të Klinës.

Policia ka konfirmuar se në këtë aksident nuk ka pasur të lënduar.

“Policia është njoftuar rreth orës 09:00 për një vetaksident në Gremnik të Klinës.Përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar në këtë vetaksident”, ka konfirmuar për “Zërin” zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ndërkohë në media është publikuar edhe një video nga ky aksident, ku shihet policia bashkë me disa qytetarë që nxierrin një grua nga vetura e aksidentuar. /Zëri