
Suharekasi tenton ta fusë me dhunë në veturë ish-gruan
Kronika
September 26, 2022 - 09:14
Një femër ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj nuk ka respektuar urdhrin e mbrojtjes nga gjykata.
Ajo ka raportuar në Polici se ish-bashkëshorti i saj ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij, sipas Policisë, i dyshuari është penguar nga disa persona, por i njëjti ka arritur që t’ia marrë telefonin mobil viktimës dhe të largohet në drejtim të panjohur.
Rasti është nën hetime. /Zëri