Arrestohet ferizajasi, nën kërcënimin e thikës tentoi t’i grabiste para një personi

Arrestohet ferizajasi, nën kërcënimin e thikës tentoi t’i grabiste para një personi

Kronika September 24, 2022 - 10:08

Polica në Ferizaj ka arrestuar të dyshuarin pasi që i njëjti nën kërcënimin e thikës, kishte tentuar që t’ia grabiste paratë një personi.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 23.09.2022 rreth orës 11:50 minuta në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, raporton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti duke kanosur me një thikë, kishte tentuar që t’i grabiste parat viktimës mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri