Bashkëjetonte me të miturën, arrestohet një person në Gjilan

Bashkëjetonte me të miturën, arrestohet një person në Gjilan

Kronika September 24, 2022 - 09:32

Me urdhër të gjykatës, Policia në Gjilan ka arrestuat një shtetas të Serbisë pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën “bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16-vjeçare”.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 15.07.2022 rreth orës 14:00 minuta në Gjilan, raporton Zeri.info.

“Lidhur me rastin, me 23.09.2022, me urdhër të gjykatës është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. / Zëri