Arrestohen gjashtë persona për rrahje në Gjakovë, tre nga ta të mitur

Arrestohen gjashtë persona për rrahje në Gjakovë, tre nga ta të mitur

Kronika September 24, 2022 - 09:06

Policia në Gjakovë ka arrestuar gjashtë të dyshuar (tre nga ta të mitur) pasi të njëjtit pas një zënke verbale janë përleshur fizikisht.

Bëhet e ditur se si pasojë e përleshjes tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 23.09.2022 rreth orës 15:00 minuta në rrugën “ Nëna Terezë” në Gjakovë, raporton Zeri.info.

“Janë arrestuar 6 të dyshuar meshkuj kosovarë (tre nga ta të mitur) pasi të njëjtit pas një zënke verbale që kishin pasur janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu mësohet se me vendim të prokurorit 3 të dyshuar janë dërguar në mbajtje, kurse 3 të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Zëri