Gjenden eshtra në Mitrovicë, njësiti për krime lufte nis hetimet

Gjenden eshtra në Mitrovicë, njësiti për krime lufte nis hetimet

Kronika September 24, 2022 - 08:55

Një person ka raportuar në Polici se derisa ishte duke hapur një varr ka hasur në eshtra që dyshohet të jenë të njeriut.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 23.09.2022 rreth orës 09:50 minuta në fshatin Zabërxhë të Mitrovicës rasporton, Zeri.info.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke hapur një varr ka hasur në eshtra që dyshohet të jenë të njeriut|, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për krime lufte të cilët kanë marrë eshtrat e kufomës për ekzaminim në IML. Rasti është duke u hetuar. /Zëri