E mbante armën në dorë teksa voziste, arrestohet ferizajasi

E mbante armën në dorë teksa voziste, arrestohet ferizajasi

Kronika August 16, 2022 - 15:56

Policia Rajonale në Ferizaj ka njoftuar se sot rreth orës 12:45 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” kanë arrestuar një person pasi mbante armë në dorë gjatë vozitjes.

Sipas policisë i dyshuari është J.I, 41-vjecar, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar në veturë një armë zjarri dhe karikatorë me njëqind fishekë.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga ProkuroriaThemelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës”, thuhet në komunikatë. /Zëri

Image
Image