Aksident i rëndë në Tiranë, vetura përplas dy persona dhe ia “mbath”

Aksident i rëndë në Tiranë, vetura përplas dy persona dhe ia “mbath”

Kronika August 15, 2022 - 20:31

Dy persona mbetën në plagosur në një aksident që ndodhi pak minuta më parë, në rrugën dytësore që lidh zonën e Komunës së Parisit me Liqenin Artificial të Tiranës.

Një automjet ka përplasur dy persona në rrugë, të cilët janë dërguar në spital dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të aksidentit. /shqip