Suharekë: E vrau shokun për 20 euro borxh, dënohet me gati 25 vjet burgim

Suharekë: E vrau shokun për 20 euro borxh, dënohet me gati 25 vjet burgim

Kronika August 15, 2022 - 10:31

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se është dënuar i akuzuari Sylejman Ahmeti me 24 vjet e 10 muaj burgim pasi vrau shokun në Suharekë.

Sipas aktakuzës, “pas mosmarrëveshjes lidhur me një borxh prej 20 euro, që ia kishte tani i ndjeri Krasniqi vëllait të tij, fillimisht i thotë: “a e di kë e keni sha ju, pa ta q* n**** nuk e la, në qoftë se je burrë qu dil jashtë”, dhe pasi L. e largon nga lokali tani të ndjerin, atëherë i akuzuari pasi është ulur dhe ka qëndruar një kohë të shkurtër në tavolinën tjetër brenda në lokal, derisa tani i ndjeri ishte jashtë duke kërkuar falje nga pronari i lokalit për gjestin e bërë, me shpejtësi ngrihet nga tavolina dhe nga dera tjetër e lokalit del jashtë”.

“I akuzuari shkon te kamioneta e tij e markës ‘VW’, e merr pushkën gjysmë automatike të tipit AK-47, kalibri 7.62 mm dhe e godet tetë herë në pjesë të ndryshme të trupit, ku këto plagë ishin vdekjeprurëse për tashmë të ndjerin”, thuhet në aktakuzë.

Me këto veprime, Gjykata Themelore në Prizren konstaton se i akuzuari S.A ka kryer veprën penale “vrasja e rëndë”, për çka dënohet me 24 vjet e 10 muaj burgim. /Zëri