Pesë raste të dhunës gjatë 24-orëve në Kosovë

Pesë raste të dhunës gjatë 24-orëve në Kosovë

Kronika August 15, 2022 - 10:22

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24-orëve të fundit janë raportuar pesë raste të dhunës, në Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Prizren dhe Pejë.

Sipas policisë rreth orës 11:00 në Prishtinë është arrestuar një person pasi pas një zënke verbale me viktimën femër e ka sulmuar fizikisht atë.

Po ashtu një femër nga Gjilani ka raportuar se një mashkull është duke shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike.

Derisa rreth orës 11:00 në Ferizaj është arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje me viktimën femër e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur.

Gjithashtu dy raste të ngjashme kanë ndodhur në Prizren dhe në Pejë ku janë arrestuar dy persona pas dhunës së vazhdueshme dhe kanosjes. /Zëri