
Vazhdon edhe sot aksioni “Brezovica”, cak objeketet pa leje
Kronika
August 11, 2022 - 10:47
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se, edhe sot, janë duke vazhduar operacionin për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave në zonën e Brezovicës.
Sipas njoftimit, qëllimi i këtij inspektimi është identifikimi i objekteve pa leje që janë ndërtuar në zonat e mbrojtura të Brezovicës.
Në operacionin e sotëm të pranishëm janë edhe Inspektorati Qëndror i Pylltarisë për shkak të dëmtimit të madh të pyllit në Parkun Kombëtar “Sharri” në zonën e Brezovicës.
Sipas prokurosisë qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin. /Zëri