Arrestohen dy persona, në Mitrovicë e Vushtrri, për posedim armësh
Kronika
August 08, 2022 - 09:49
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje, në dy raste të ndara, në Mitrovicë e Vushtrri, janë konfiskuar dy armë, me ç’rast janë arrestuar dy të dyshuar.
PK-ja njofton se arma në Mitrovicë është konfiskuar pasi ishte raportuar për të shtëna me armë në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në lokacion ku kishte aheng familjar të konfiskohet një armë e llojit pistoletë, me shtatë (7) fishekë.
Më tej thuhet se konfiskimi armës tjetër, i llojit pistoletë, është realizuar në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë, pasi njësia policore gjatë patrullimit ka dëgjuar të shtëna, me ç’rast ka identifikuar lokacionin, ku nga i dyshuari kanë konfiskuar armën me tre (3) fishekë. /Zëri