Arrestohet një 36-vjeçar në Ferizaj, gjuajti me armë zjarri në aheng

Arrestohet një 36-vjeçar në Ferizaj, gjuajti me armë zjarri në aheng

Kronika August 07, 2022 - 20:26

Policia e Kosovës ka arrestuar 36-vjeçarin në Ferizaj pasi i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja kishte ndodhur rreth orës 16:50 në rrugën “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj, raporton Zeri.info.

“Policia tek i dyshuari me inicialet V.A. (36) ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe dy fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti është cilësuar mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës dhe përdorimi i armës. /Zëri 

Image