67-vjeçari i arrestuar në “Sunny Hill“ është Shemi i “Ilirëve“

67-vjeçari i arrestuar në “Sunny Hill“ është Shemi i “Ilirëve“

Kronika August 07, 2022 - 13:41


Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili po mbahet në parkun e Gërmisë, më 06.08.2022 rreth orës 16:50, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar Shemsi Krasniqi, (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar), i cili pa autorizim kishte hipur në binë.

Sipas njoftimit zyrtar nga PK-ja thuhet se zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty.

"Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor", ka njoftuar Policia.

Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar.

Ndërkohë, vetë Shemi kishte deklaruar se është arrestuar nga policia, duke akuzuar Dukagjin Lipën, organizatorin e Festivalit Sunny Hill dhe babain e Dua Lipës, si urdhërdhënës për arrestimin e tij.

Ai tha se ka dashur të këndojë këngë për Adem Jasharin. /Zëri