37-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen në Elbasan

37-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen në Elbasan

Kronika July 30, 2022 - 08:36

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit, ku një 37-vjeçar ka vrarë me thikë bashkëjetuesen e tij.

Policia bën me dije se 37-vjeçari me iniciale R.M ka goditur me thikë bashkëjetuesen J.E, 37 vjeçe, e cila ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./euronews