Të shtëna në një aheng në Vushtrri, policia sekuestron një armë

Të shtëna në një aheng në Vushtrri, policia sekuestron një armë

Kronika July 20, 2022 - 08:26

Të martën në Vushtrri është sekuestruar një armë që dyshohet se u përdor gjatë një ahengu familjar.

Pas informacioneve për të shtëna me armë, policia ka ndërmarrë veprime të shpejta policore, ku pas një kohe të shkurtër në rrugën “Jeton Terstena” në Vushtrri është identifikuar vendi nga ku ishin dëgjuar të shtënat në një aheng, në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë e shkurt EKOL, një karikator i zbrazët dhe tri gëzhoja.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar B.K., 57-vjeçar, shtetas i Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Përdorim i armës’”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri

Image
Arma e sekuestruar në Vushtrri