
Policit në Deçan i dëmtohet vetura nga një mjet shpërthyes
Kronika
July 07, 2022 - 10:05
Një mjet shpërthyes ka dëmtuar veturën e një polici të mërkurën në Deçan.
Në raporton 24-orësh të Policisë thuhet se zyrtari policor ka informuar se gjatë natës dyshon se nga një mjet shpërthyes i është dëmtuar vetura, e cila ishte e parkuar afër shtëpisë së tij.
Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar. /Zëri