Një femër sulmon dy policë në Prishtinë

Një femër sulmon dy policë në Prishtinë

Kronika July 07, 2022 - 09:57

Një femër është arrestuar, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy policë.

Policia ka bërë të ditur se ajo është arrestuar pasi ka penguar dhe sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilat ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

“Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri