![Ishte duke u trajtuar në QKUK, vdes një femër nga Klina](/uploads/zeri.info/images/2022/June/25/auto_auto_auto_auto_auto_auto_QKUK-Qendra_emergjente-7_korrik_2020-Laura_Hasani_copy160121233416306577461631804755164270336116540207091656141377.jpg)
Ishte duke u trajtuar në QKUK, vdes një femër nga Klina
Kronika
June 25, 2022 - 09:14
Një femër nga fshati Jashanicë e Klinës, derisa kishte qenë për trajtim mjekësorë në QKUK, (sipas raportit mjekësor) si pasojë e komplikimeve në zemër ka ndërruar jetë.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 21.06.2022, rreth orës 16:00 min, raporton Zeri.info.
”Më 24.06.2022 gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK, sipas raportit mjekësor, si pasojë e komplikimeve në zemër ka ndërruar jetë viktima femër kosovare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi. /Zëri