Sulmohet me eksploziv “Elektrokosmeti” në veri
Kronika
June 24, 2022 - 21:41
Në vendin ku eksplodoi granat e dorës M-52, të objekti i elektroserverit e bëri një gropë.
Por, edhe më të mëdha ishin pasojat që la përreth, mjeti shpërthyes që nuk dihet se nga erdhi.
Disa vetura, rrethojat e objektit e kabllo të këtij distributori, që nga e marta menaxhohet nga Kosova, u dëmtuan.
Ani se emra nuk dha, ministri i punëve të brendshme Xhelal Svecla, tha se e këtë e bënë strukturat paralele serbe.
Bile, përmendi edhe qëllimin.
“Qëllimi është që të terrorizohen banorët atje, por edhe të ngjallin pasiguri për qytetarët e Kosovës”, tha ai. /klankosova