Kanosi ish-bashkëshorten, arrestohet ferizajasi

Kronika June 24, 2022 - 08:42

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:30 ka pranuar një informacion për kanosje në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj.

Pas kësaj, policia ka arrestuar një person të dyshuar, me inicialet A.M., 29 vjeç, i cili kishte kanosur ish-bashkëshorten e tij me inicialet R.B., 25-vjeçare.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Zëri