Planifikoi sulm terrorist në Itali në emër të ISIS-it, arrestohet çifti me origjinë nga Kosova

Planifikoi sulm terrorist në Itali në emër të ISIS-it, arrestohet çifti me origjinë nga Kosova

Kronika June 24, 2022 - 08:38

Familja me origjinë kosovare, e integruar më së miri në Itali, prej kohësh kishin hyrë në rrugën e radikalizimit, përmes propagandës xhihadiste në internet dhe ishin trajnuar për të kryer sulme terroriste

Një burrë dhe një grua, me origjinë nga Kosova, por të lindur në Itali, janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen se planifikuan një sulm terrorist në emër të organizatës ISIS.

Familja me origjinë kosovare, e integruar më së miri në Itali, prej kohësh kishin hyrë në rrugën e radikalizimit, përmes propagandës xhihadiste në internet dhe ishin trajnuar për të kryer sulme terroriste.

Sipas mediave italiane ato kishin planifikuar një sulm me mjete shpërthyese në Itali, në emër të organizatës terroriste ISIS. Ato janë vënë nën hetim nga drejtësia italiane për bashkëpunim me qëllim terrorizmi ose përmbysje të rendit demokratik, rekrutim dhe trajnim për qëllime terroriste, duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

Burri dhe gruaja, u ndaluan më 15 qershor, pas urdhërit të lëshuar nga prokuroria e Trentos, ndërsa gjykata vendosi më 18 qershor masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Për burrin u vendos detyrim edhe mbajtja e byzylykut elektronik.

Vendimi për masën e sigurisë, sipas karabinierëve, është përcaktuar nga nevoja që autoritetet e drejtësisë italiane, të garantojë deredikalizimin e dy të dyshuarve dhe familjes së tij, shkruan report-tv.al

Sipas hetuesve, dy të dyshuarit pasi të kryenin sulmin në Itali, do të arratiseshin drejt Afrikës, për t'iu bashkuar organizatës terroriste “Shteti Islamik”.

Gjatë operacionit u sekuestruan pajisje kompjuterike dhe produkteve kimike, lëndë për prodhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët u çuan për hetime teknike.