Plaçkiti ish-të dashurën, arrestohet i dyshuari në Rugovë të Gjakovës

Plaçkiti ish-të dashurën, arrestohet i dyshuari në Rugovë të Gjakovës

Kronika June 23, 2022 - 19:51

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi ka plaçkitur ish-të dashurën e tij.

Sipas njoftimit thuhet se sot rreth orës 05:45 në Stacionin Policor në Prizren është paraqit viktima A.L, femër shtetase e Shqipërisë, me banim në Prizren, e cila raporton se sot rreth orës 05:35 në banesën e saj kishte shkuar ish i dashuri i saj (i dyshuari) L .H.(1989) shtetas i Kosovës, i cili ia kishte dëmtuar derën e banesës e pastaj ishte futur dhunshëm në dhomën e gjumit ku ishte duke fjetur viktima.

PK-ja më tej njofton se i dyshuari nën kërcënimin e armës ia kishte marrë viktimës nga qafa një zinxhir ari, unazë, orë të dorës dhe dy çanta si dhe pasaportën e Shqipërisë, raporton Zeri.info.

“Në bazë të provave të besueshme dyshohet se edhe më herët i dyshuari e ka kanosur viktimën, por rasti nuk është raportuar në polici.Policia e Kosovës në Prizren, kanë realizuar një urdhër kontrollë të Gjyqtarit të procedurës paraprake, ku kanë kryer një bastisje ne shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit ne fshatin Rugovë komuna e Gjakovës .I dyshuari nuk ishte në shtëpi por i njëjti pasi qe është kontaktuar përmes telefonit, ai është e paraqitet në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren”, thuhet në njoftim.

PK-ja bën të ditur se i dyshuari është intervistuar ne prezencë te avokatit mbrojtës, ku me urdhër të Prokurorit të shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë. Rasti po hetohet nga sektori hetimeve rajonale ne Prizren./Zëri