Transportonte mish që s’i plotësonte kushtet, arrestohet një person në Klinë
Foto: Ilustrim

Transportonte mish që s’i plotësonte kushtet, arrestohet një person në Klinë

Kronika June 22, 2022 - 10:38

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 03:00 në fshatin Gremnik të Klinës është arrestuar një person.

PK-ja bën të ditur se të dyshuarit gjatë kontrollit të automjetit i janë gjetur duke u transportuar produkte të ndryshme të mishit (96 kg) pa plotësuar kushtet minimale për transport.

“Inspektorët e AUV-it kanë bërë asgjësimin e produkteve, si dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri