Aksident në Ferizaj, lëndohen dy persona
Foto: Ilustrim

Aksident në Ferizaj, lëndohen dy persona

Kronika June 06, 2022 - 16:44

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Ferizaj.

Policia në Ferizaj ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar dhe janë dërguar në Emergjencën e Ferizajt për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Sot rreth orës 16:10 , në rrugën e UÇK-së afër Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK- se në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy automjete. Veç dëmeve të shkaktuara materiale janë lënduar 2 persona të cilët po trajtohen në Emergjencën e Ferizajt. Njësia e Komunikacionit është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt Kanun Veseli. /Zëri