Sërish kërcënim për bombë te Rektorati, policia rrethon zonën
Foto: Laura Hasani

Sërish kërcënim për bombë te Rektorati, policia rrethon zonën

Kronika May 24, 2022 - 12:36

Një kërcënim për bombë ka ardhur sërish sot në adresën e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” se rreth orës 12:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Rektoratin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.

Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti.

“Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, tha Ahmeti për Zeri.info.

Një kërcënim të ngjashëm Rektorati e kishte marrë edhe të martën e kaluar, por që doli se ishte i rrejshëm. /Zëri

Image

Image

Image