Therën me thikë një person në Drenas, arrestohen dy të dyshuar

Therën me thikë një person në Drenas, arrestohen dy të dyshuar

Kronika May 24, 2022 - 09:50

Një therje me thikë ka ndodhur në Drenas.

Dyshohet se dy persona kanë sulmuar viktimën dhe me pas e kanë goditur me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se dy persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, duke e goditur me thikë. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri