Gruaja në Pejë e lë foshnjën në ballkon dhe largohet, arrestohet nga policia

Gruaja në Pejë e lë foshnjën në ballkon dhe largohet, arrestohet nga policia

Kronika May 24, 2022 - 09:46

Një grua është arrestuar në Pejë për “Keqtrajtim ose braktisje të fëmijës”.

Ajo dyshohet se kishte lënë foshnjën në ballkon dhe pa lajmëruar askënd ishte larguar, ky rast ishte raportuar në Polici nga bashkëshorti i saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se bashkëshortja e tij kishte lënë foshnjën në ballkon dhe pa lajmëruar askënd ishte larguar. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit së bashku me foshnjën është liruar dhe ka shkuar ne shtëpinë prindërve derisa të dalin para gjykatës”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri