Detaje se si erdhi deri tek aksidenti i autobusit të Kosovës në Vlorë

Detaje se si erdhi deri tek aksidenti i autobusit të Kosovës në Vlorë

Kronika May 23, 2022 - 11:29

Një autobus i Kosovës me 80 pasagjerë është aksidentuar në Vlorë.

"BalkanWeb" njofton se autobusi me turistë, teksa ka tentuar t'i ikte një kamioni në përballkalim, nuk ka shmangur dot një pemë, duke u përplasur me të në pjesën e sipërme të mjetit.

Nga përplasja me pemën, autobusi ka vetëm dëme materiale, ndërsa pritet ndërhyrja me një vinç dhe motosharrë që të bëjë të mundur prerjen e pemës, në mënyrë që mjeti të mundë të zhvendoset.